Sulmuesi i njohur, Hulk ka njoftuar se mbesa e ish-gruas dhe njëkohësisht bashkëshotja e tij është shtatzënë me fëmijën e katërt të futbollistit.

“Sot me një zemër plot mirënjohje ndaj Zotit, vij të ndaj me ju se për herë të katërt jam duke u bekuar me një fëmijë tjetër. Zemra ime ka kaq shumë lumturi dhe mund të them vetëm faleminderit Zot. Ne mezi presim të presim dhe të duam pa kushte”, ka shkruar Hulk krahas postimit të tij në “Instagram” ku shfaqet së bashku me partneren e tij teksa në duar mbajnë ekon, por pa dhënë detaje në lidhje me gjininë e fëmijës.

Ai po ashtu ka dy djem dhe një vajzë nga martesa e mëparshme, Ian (vjeç), Thiago (9) and Alice (7).

Çifti i njohur u martua në shtator 2020.

Futbollisti, i famshëm për forcën e tij trupore, thuhet se dha lajmin për marrëdhënien e tij me Camila-n, mbesën e ish-gruas në dhjetor 2019.

Një zëdhënës i tij tha në një deklaratë në atë kohë:

“Hulk thirri prindërit dhe vëllain e Camila dhe u tha atyre të vërtetën. Ishte vetë Hulk ai që e bëri publike sepse nuk kishte asgjë për të fshehur. Pozicioni i tij është transparenca dhe ai dëshiron të shmangë gënjeshtrat dhe komentet dashakeqe ”.