Juventus dhe Roma janë takuar në derbin e xhiros së tretë në elitën e futbollit italian Serie A.

Pas 90 minutave të zhvilluara në Allianz Stadium nuk pati fitues pasi dy skuadrat luajtën baras 1-1.

Për sulmuesin argjentinas të Romës, Paulo Dybalan ishte hera e parë që rikthehet në Allianz Stadium pas largimit nga Juventusi në verën e këtij viti.

Tifozët e Juventusit nuk e kanë harruar argjentinasit dhe i kanë rezervuar një pritje fantastike.

Në momentin kur spikeri zyrtar i stadiumit thirri emrin e Paulo Dybalas tifozët vendas duartrokitën me të madhe atë.

Edhe kur u zëvendësua argjentinasi u përshëndet nga tifozët e Juventusit si dhe në fund të ndeshjes.