Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para fillimit të derbit mes Partizanit dhe Tiranës.

Masat e sigurisë kanë dështuar teksa ka ndodhur një sulm i tifozëve të Partizanit ndaj autobusit të Tiranës.

Teksa automjeti po kalonte pranë stadiumit për t’iu drejtuar hyrjes nëntokësore të parkingut të impiantit, tifozët e Partizanit, edhe pse kishte forca policore që shoqëronin automjetin, kanë sulmuar autobusin duke thyer xhamat e tij.

Një situatë e turpshme që tregon përsëri se edhe ky derbi, si ata të mëparshmit, do të dhurojë shfaqje të pakëndshme.

Previous articlePas dorëheqjes së Alibeajt, Bardhi takim urgjent pune me Jorida Tabakun
Next articlePSD dominon Shkodrën, fiton shumicën e këshilltarëve në 5 bashkitë e qarkut