Pas përfundimit të ndeshjes me Vllaznisë dhe Tiranës të luajtur në Kukës, tifozeritë e skuadrave janë përplasur në vendin e quajtur Reps. Tifozët kanë sulmuar njëri-tjetrin me sende të forta dhe me grushte.
Siç raportohet kanë qenë tifozët shkodranë që kanë sulmuar të parët kryeqytetasit.
Sfida u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Tiranës. U zgjodh stadiumi i Kukësit pasi ai i shkodranëve është duke u ndërruar bari i fushës.
Kjo nuk është hera e parë që këto tifozeri përleshen, pasi mjafton të përmendim vitin 2014 kur stadiumi “Loro Boriçi” u kthye në një arenë beteje mes tifozerive.