Policia e Tiranës ka goditur 3 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sipas njoftimit të policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit K. T., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia” gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe 3 aparate celular.

Policia informon se ka vënë në pranga gjithashtu shtetasin E. C., 23 vjeç, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar u gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë dhe një kartëmonedhë 50 euro, e dyshuar fallco.

Sipas njoftimit të policisë u arrestua shtetasi J. Xh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ora news