Policia Tiranë ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar, banues në Vlorë, pasi iu gjet pistoletë, kokainë dhe euro në makinë.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Barrikadave, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin N. B. Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, me krehër dhe municion luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore për një shtetas që lëvizte i armatosur në Rrugën e Barrikadave, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Walker””, thuhet në njoftim.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi N. B., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous articlePse duhet të konsumoni sa më shumë sardele, sipas dietologëve
Next articleU përplas me digën e liqenit në Tiranë, arrestohet shoferi i BMW X6-ës