Arrestohet Eldi Allushi, 26 vjeçari që shkaktoi aksidentin mëngjesin e kësaj të marte tek Liqeni Artificial në Tiranë. Mjeti tip BMW “X6” me të cilin udhëtonte u përplas me barrierat mbrojtëse në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë. Pas aksidentit, 26 vjeçari u largua duke marrë edhe targat e automjetit.

“Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial.

Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.”, njofton policia./abcnews.al