Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka dhunuar një grua.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në sheshin “Skënderbej”, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një shtetase dhe e kishte goditur atë me grushte, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. 

Brenda pak minutave, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sinan Meta, 39 vjeç, për veprat penale Ngacmimi seksual dhe Dëmtime të tjera me dashje”, tha Policia.

Ai rezulton të jetë dënuar me 20 vite për vrasje në Greqi.