Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka shkatërruar ambientet e një lokali në fshatin Grudë e Re të Shkodrës.

Bëhet me dije se tritoli i është vënë lokalit në pronësi të ish-efektivit të policisë së Shkodrës, Ndrek Rrasa. 

Burime për media bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur orët e pra të mëngjesit rreth 02:20. Autorët nuk janë mjaftuar me kaq, pasi i kanë vënë tritol lokalit, i kanë vënë edhe flakë furgonit të Rrasës që ishte parkuar aty.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.