Nuk po ndalen sulmet me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara. Një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën në një seri të shtënash në një festival në mjedis të hapur në Oklahomën lindore.

Dy të mitur ishin në mesin e atyre që u qëlluan në ngjarjen e Ditës së Përkujtimit pranë Taft, rreth 16 kilometra në juglindje të Tulsa, tha në një deklaratë Byroja Shtetërore e Hetimit në Oklahoma.

Dëshmitarët thanë se ishte pak pas mesnatës duke hyrë e diela, kur një person nxori një armë zjarri dhe nisi të qëllonte në mes të festivalit duke plagosur tetë pjesëmarrës.

Një prej të plagosurve vdiq, kurse të tjerët kanë marrë plagë në shkallë të ndryshme. Policia tha se autori nuk është arrestuar.

Rreth 1,500 njerëz ishin të pranishëm  në këtë festival.