E ardhmja e mbrojtësit të Barcelonës, Klement Lengle, duket shumë pranë marrjes së një drejtimi. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle si dhe ato britanike, mbrojtësi francez është shumë pranë transferimit në Premier Ligë te Totenhemi.

Trajneri i Barçës, Ksavi Hernandez, ia kishte bërë të ditur mbrojtësit se nuk bën pjesë në planet e tij. Sipas “Cadena SER”, mbrojtësi francez pritet të huazohet nga Barcelona te Totenhemi, me trajnerin Konte që e ka dashur me çdo kusht në skuadrën e tij.

Në adresë të Lenglet kishin trokitur dhe klube nga Seria A, por francezi është joshur nga ideja për të provuar veten në Premier Ligë.