Të paktën 17 persona u dogjën të gjallë pasi një zjarr shpërtheu në një restorant gjatë shërbimit të ngjeshur të drekës në Kinë.

Filloi rreth orës 12:40 pasdite me orën lokale në restorantin popullor Hongyu Xiaoyoubing në Changchun, kryeqyteti i provincës Jilin.

Sipas kanalit televiziv shtetëror të Kinës CCTV, klientët ishin brenda restorantit gjatë orës së drekës kur filloi zjarri.

Tre persona u plagosën dhe u dërguan në spital për trajtim dhe mbetjet e djegura të 17 personave u hoqën nga ndërtesa e rrënuar.

Imazhet tregojnë tymin dhe flakët që dalin nga ndërtesa. Zjarri është shuar rreth orës 15:00 nga ekipet e zjarrfikësve.

Shkaku i zjarrit ishte nën hetim.

Ngjarja ka ndodhur në zonën industriale Changchun New Area, e cila është një qendër e prodhimit të makinave, sipas një postimi në mediat sociale nga komiteti i saj i menaxhimit.