Nëna e 44-vjeçarit Marios, i cili u vra në nëntor 2021, brenda dyqanit ku ai punonte në Toumba ka folur për mediat greke duke u shprehur se djali i saj ishte mbështetja e saj e vetme.

U vendos dënimi me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin shqiptar për vrasjen e Marios, ndërsa gjykata caktoi dënimin me burg me 4 vjet e 2 muaj për të bashkëakuzuarin e tij, 37-vjeçarin grek.

“Dhimbja ime është shumë e madhe. Sa hynë këta të dy vrasësit, po dridhesha e tëra, nuk ulesha dot në karrige. Çfarë duhet të bëj, më thuaj, çfarë të bëj që njërin e fusin në burg të përjetshëm dhe pas pak vitesh do të dalë dhe tjetri tashmë është liruar?”, tha Tula Vasakari për “Live News”.