Një burrë dhe djali i tij 8-vjeçar u mbytën në det teksa po laheshin në plazhin e Gimarrës, në Fano (Pesaro Urbino).

Djali tjetër i burrit, 13 vjeç, u transportua me ambulancë në spitalin rajonal Torrette di Ancona. 

Trupi i fëmijës u identifikua pranë një shkëmbi pas disa orësh kërkimesh nga zjarrfikësit dhe rojet bregdetare. 

Ndihma e parë është dhënë në mëngjes nga drejtuesit e lokalit dhe nga rojet e shpëtimit, të cilët e sollën në breg burrin dhe djalin më të madh.

Deti në Fano ishte shumë i trazuar që në mëngjes dhe flamuri i kuq valëvitej në plazhe për të sinjalizuar se larja është e rrezikshme. 

Sipas informacioneve paraprake, alarmi është ngritur nga gruaja e burrit dhe nëna e dy fëmijëve.

Të katër ishin në ujë pranë shkëmbinjve.

Pikërisht aty, Davide Zandri, 44-vjeçari banues në Calcinelli di Colli al Metauro, punëtor i Profilglass of Bellocchi di Fano, do të ishte mbytur pasi kishte përplasur kokën dhe kishte humbur ndjenjat. 

Ekipet e shpëtimit provuan manovrat e ringjalljes por më kot. Djali 12-vjeçar Luca ju përgjigj mirë ndihmës së parë dhe është në spital.

Ndërkohë djali më i vogël u gjet pas disa orë kërkimesh i mbytur në det.

Nëna e fëmijëve ndodhet në spital në gjendje të rëndë shoku.