Kryeministri Edi Rama thotë se është në kontakt të vazhdueshëm për autoritetet e Shkupit për të mësuar se kur dhe si do të zhvillohet ceremonia zyrtare për lamtumirën e fundit për viktimat.

Teksa replikon me një qytetar që e akuzon se e ka lënë në harresë këtë çështje, Rama thekson se respektin për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e ka treguar me vepra dhe jo me dokrra.

REPLIKAT

Komentuesi: Kryeminister as nje far respekti per ne shqiptaret e Maqedonis kjo esht turpi me imadh ne gjith historin e kombit shqiptar arsyen tregoma dhe je nje nder me te pa interesesuarit kjo esht Turpi me imadh trego arsyen ne qofse ke

Edi Rama: Une i kam shprehur ngushellimet qysh ne mengjes heret sapo mora lajmin e keq te tragjedise, nderkohe qe kam qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet e Shkupit per te mesuar se kur e si do te zhvillohet, nese do te zhvillohet nje ceremoni zyrtare lamtumire per viktimat! Keshtu qe fjalen turp le ta mbaje kush e perdor pa pike lidhje, ndersa respektin per shqiptaret e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!

m.v/Abcnews.al