Në provincat Benue dhe Plateau të Nigerisë 25 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve të armatosura.
Sipas raporteve të mediave kombëtare, 11 persona u vranë në sulmin në rajonin Agatu të provincës Benue.
Ndërsa 14 persona u vranë dhe 5 tjerë u plagosën në një sulm të armatosur të kryer nga sulmues të paidentifikuar në rajonin Bassa të provincës Plateau.
Shumë shtëpi u dogjën dhe shumë bagëti u zhdukën gjatë sulmit.
Zëdhënësi i policisë në provincën Plateau, Simon Ubah Ogaba konfirmoi sulmin por nuk dha detaje për numrin e të vdekurve.
Ogaba theksoi se forcat e sigurisë u dërguan në vendngjarje dhe më pas filloi një hetim.
Ndalohet përdorimi i motoçikletave
Përdorimi i motoçikletave është ndaluar në disa provinca për shkak të sulmeve të fundit të armatosur me motoçikleta në vend.
Rajonet janë skenë e konflikteve të dhunshme midis grupit etnik Fulani, pjesëtarët e të cilit merren me blegtori dhe disa fiseve që merren me bujqësi.
Pjesëtarët e grupit etnik Fulani të cilët migruan në jug të vendit për të kullotur kafshët e tyre, pretendojnë se fermerët u përpoqën të vidhnin kafshët e tyre dhe i sulmuan ata.
fax web