Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar aksionin e ditëve të fundit të RENEA, thotë se në vendin tonë ka shumë lokale në pronësi të personave me precedentë të rrezikshëm kriminalë.

Hoxha tha se Renea shkoi pikërisht në këto zona, duke i dhënë një mesazh edhe qytetarëve të tjerë që të mos i afrohen këtyre ambienteve. Gazetari tha në “Abc Neës” se policitë lokale nuk guxojnë të afrohen në këto zona.

Sipas Hoxhës, Ambasada amerikane në Tiranë disponon një listë me lokale luksoze në Tiranë, dhe porosit shtetasit e vetë që të mos shkojnë aty.

“Ka një listë të ambasadës amerikane që ua jep shtetasve të vetë dhe i thotë në shumë lokale luksoze ku ne rrijmë me qejf në Tiranë, “mos shko aty”. Te lokali i Edison Begajt në Lungomare nuk guxon polici të kthejë kokën”, tha gazetari Hoxha.

fax web