ITALI– Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rajonin e Reggio Emilias në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se dy të rinj kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi disa skela, që ishin ngarkuar në një kamion ranë mbi makinën me të cilën po udhëtonin.

Skelat ranë nga kamioni mbi makinën e cila ishte pas, duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve, 19 dhe 21 vjeç. Shoferi i kamionit është arrestuar nga policia, pasi u largua nga vendngjarja/ abcnews.al