Dy vajza, njëra prej të cilave e mitur kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Motta di Livenza në Treviso, Itali.

Në aksident dhe dy të rinj u plagosën kur makina me të cilën udhëtonin u përplas me një pemë.Mes viktimave ishte dhe një shqiptare e identifikuar si 19-vjeçarja, Eralda Spahillari.

I plagosur rëndë mbeti 19-vjeçari i cili është dërguar në spitalin e Trevisos dhe një 18-vjeçar nga vendi është transportuar në spitalin e Mestres.

Zjarrfikësit, të ardhur me shpejtësi nga njësia e zonës, hapën makinën, një BMW dhe me gërshërë, përhapës dhe mjete të tjera nxorën dy personat, të cilët u transferuan me kod të kuq në spital.

Pavarësisht ndihmës, mjeku ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen e dy vajzave të moshës 17 dhe 19 vjeç. Karabinierët kanë devijuar qarkullimin dhe kanë kryer hetimet për aksidentin.

Të katër, të gjithë të rinj, ndodheshin në makinën që drejtohej nga një 19-vjeçar nga Pordenone. Për shkaqe nën hetim, makina ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një pemë në krahun e kundërt me drejtimin e saj të lëvizjes.