Gazetarja Klodiana Lala paralajmëron arrestime të bujshme. Në një status në Facebook, Lala zbulon se hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit kanë zbarkuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ka sekuestruar celularët e dy punonjësve.

“Hetuesit e BKH zbarkuan dy ditë më parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestruan celularët e dy punonjësve. Të tërë në Ministri janë të frikësuar se çdo dalë nga komunikimet. Erëra të forta po fryjnë!”, shkruan Lala pa dhënë detaje të mëtejshme.

Për zëvendëskryeministren Belinda Balluku që është edhe ministre e e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pasur denoncime të shumta muajt e fundit për abuzime dhe favore ndaj oligarkëve. Por nuk përjashtohet që hetimet të jenë për ndonjë zyrtar tjetër të lartë të kësaj ministrie.

VOX NEWS