Kombëtarja e futbollit është ngritur me 3 vende në renditjen mujore të FIFA-s. Shqipëria shkon në vendin e 62, pas barazimit me Çekinë dhe fitores ndaj Polonisë dy javë më parë.

Megjithatë në renditjen e këtij muaji, Shqipëria regjistroi numrin më të madh të pikëve të mbledhura këtë muaj nga kombëtaret në renditjen e FIFA-s, duke grumbulluar plot 20.08 pikë.

Ndeshjen e ardhshme kombëtarja jonë do ta zhvillojë ndaj Republikës Çeke në “Air Albania”. Skuadra e Sylvinho është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024, pasi ka grumbulluar 10 pikë pas 5 ndeshjesh.

Ndërkohë vendin e parë në renditjen e FIFA-s e ruan Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.