Egnatia do të luajë ndeshjen e parë të Vitit 2022 përballë Partizanit në stadiumin e “Arena Egnatia”, sfidë e cila do të nisë në orën 13:45.

Trajneri Zekirija Ramadani përpara këtij dueli ka marrë një lajm aspak të mirë, teksa ka mësuar se mesfushori i cili është një titullarë i padiskutueshëm ka mbyllur sezonin.

Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Kukësit, Bruno Telushi, ku në mes të dhjetorit pësoi një dëmtim.

Sipas “Panorama Sport” vlonjati nuk i shmanget dot operacionit dhe në këto kushte sezoni për mesfushorin mund të quhet i mbyllur.

Stafi mjeksor i skuadrës së Egnatias ka konfirmuar se në ditët në vijim pritet të operohet Telushi, dhe rrjedhimisht është shumë e vështirë të rikuperohet ë kohë për të luajtur përsëri me rrogozhinasit në këtë sezon.