Turqia hoqi pengesën e fundit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO pas kundërshtimeve fillestare. Anëtarësimet e dy vendeve pritet të zemërojnë akoma më shumë Moskën
Nga Frank Gardner, BBC
Tapat e shampanjës do shpërthejnë në mënyrë metaforike sonte në radhët më të larta të NATO-s, pasi pengesa më e madhe për pranimin e dy anëtarëve të mëdha, u hoq.
Finlanda dhe Suedia janë demokraci moderne me prirje perëndimore, me ushtri të trajnuara mirë dhe të pajisura mirë, të cilat kanë operuar shpesh në kushte sfiduese në veriun e largët të Europës.
Pranimi i tyre do ta çojë në tetë numrin e vendeve të NATO-s që kufizohen me Detin Baltik, duke e kthyer atë në një liqen të NATO-s.
Dy pikat e rëndësishme të Rusisë, Shën Petersburgu dhe Kaliningradi do të jenë gjithnjë e më të izoluara, duke shtuar më shumë paranojën e Kremlinit.
Finlanda dhe Suedia po i bashkohen NATO-s sepse Rusia pushtoi Ukrainën. Ai pushtim kishte për qëllim që ta shtynte NATO-n larg kufijve të Rusisë. Në vend të kësaj, bëri saktësisht të kundërtën.