Një anije mallrash ruse që transportonte drithë për të cilën Ukraina thotë se është vjedhur është ndaluar nga autoritetet doganore turke, lajmin e bëri të ditur ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar.

“Ne kemi bashkëpunim të plotë. Anija ndodhet aktualisht në hyrje të portit, ajo është ndaluar nga autoritetet doganore të Turqisë”, tha ai. 

Ai thotë se për fatin e anijes do të vendoset nesër në mbledhjen e hetuesve.