Përmes një tweet-i, Twitter Support pyet: “A keni dëshiruar ndonjëherë të dini gjendjen e një bisede para se ju të futeni në të? Tashmë ne po testojmë një shërbim të ri për Android dhe iOS që do t’ju lajmërojë më parë nëse biseda në të cilën ju do të futeni ‘mund të jetë tepër e ndezur’.”

Disa muaj më parë, studiuesja Jane Manchun Wong zbuloi se Twitter po planifikonte vendosjen e disa etiketave specifike për tweet-et e personave të ndryshëm.

Two images showing a Tweet on the app. The left image shows the Tweet with a label below it that reads, “Heads up, conversations like this can be intense.” The right image shows a prompt over the same Tweet with the headline, “Let’s look out for each other”. It lists Twitter’s values: remember the human, facts matter, and diverse perspectives have value, with a link to the Twitter Rules and a “Count me in” button.

Tashmë tabela “Heads up”, dhe pse nuk luan të njejtin rol, do të mundohet të paralajmërojë përdoruesit në lidhje me bisedën në të cilën ato do të futen. Ja se çfarë do të shkruhet në atë tabelë:

Le të kujdesemi për njeri-tjetrin

Vlerat tona e përmirësojnë Twitter.

Rikujtoni humanin: Komunikimi me respekt përmirëson Twitter
Faktet kanë rëndësi: Kontrollimi i fakteve i ndihmon të gjithë
Prespektivat e ndryshme kanë vlerë: Zbulimi i prespektivave të reja mund të ndihmojnë tënden
Nuk është ende e qartë se sa i përhapur është ky testim dhe se sa njerëz do ta shohin shërbimin e ri “Heads Up”.