Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj u shpreh këtë të Enjte nga foltorja e Parlamentit se qeveria mund të falenderohej që solli vaksinat kundër Covid në vend.

Duke folur për opozitën, Felaj deklaroi se “kemi dëgjuar pedagogët tuaj të thoshin që do e bëjmë vaksinën”.

“Mund të thoshit dhe faleminderit që i sollët vaksinat”, shtoi ajo.

“Policët, punonjësit e medias janë vaksinuar, sepse e kanë kuptuar efektin e vaksinës. Gara është kush mbron jetë, deri sot në Shqipëri kanë mbërritur 2 milionë vaksina, 36 milionë euro janë dhënë nga buxheti i shtetit për vaksinat”, tha më tej Felaj.

Deputetja tha më tej se Shqipëria i ka dhënë ndihmë Kosovës, dhe për këtë ajo vetë e para ndihet shumë mirë.