Është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit 18-vjeçari hero Anri Kashiku i cili një ditë më parë humbi jetën tragjikisht pasi u mbyt në det teksa u fut për të shpëtuar vëllanë e tij të vogël dhe shokun e tij.

Dy të miturit dolën gjallë nga uji, por Anri nuk ia doli dot. Ai sapo kishte mbaruar gjimnazin dhe kishte planifikuar të niste universitetin paralelisht me ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist profesionist në një skuadër të madhe.

Banesa e tij ndodhet pranë plazhit ku humbi jetën. Ditën e djeshme ai më të vëllanë dhe shokun e tij kishin zgjedhur të shkonin disa në plazh.

Sipas News 24 deti ishte me dallgë, dhe në plazh nuk kishte roje sigurie që në rast mbytjeje të shpëtonin dy të miturit që rrezikonin.

Humbja e 18-vjeçarit ka lënë një dhimbje të madhe tek të gjithë të afërmit të njohurit, tek familjarët e sidomos. Në plazhet fshatit Rinia mungojnë tërësisht kullat e vrojtimit apo shpëtuesit të cilët në rast rreziku do t’i vinin në ndihmë pushuesve për të shmangur tragjedi të tilla.

Një ditë më pas të gjithë pushuesit në bregdetin e Durrësit, janë shumë të tronditur nga mbytja në det e 18-vjeçarit. Ata kanë një apel drejtuar strukturave të shtetit: Të vendosen e të jenë funksionale për çdo rast rreziku kullat e vrojtimit.

Kullat e vrojtimit janë funksionale në plazhin tradicional të Durrësit nga hotelet dhe restorantet , por në disa zona edhe mungojnë.