Sokol Bode, ish-shefi i Postës së Dhqrmiut, i arrestuar 11 gusht në Berat, pas 5 vitesh arrati ka dalë mëngjesin e kësaj së shtune përpra Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë arrest me burg si dhe dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij, nga gjykata e shkallës së parë. Pas dhënies së gjeneraliteteve përpara gjyqtares së posaçme Atalanta Zeqiri, kjo e fundit ka vendosur ndaj ish shefit të Dhërmiut vazhdimin mases së sigurimit ‘arrest me burg’.

Ai u arrestua në Berat mbrëmjën e 11 gushtit e më pas u transportua për në Tiranë. Bode në prill u dënua me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike e grup kriminal. Sokol Bode kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Britania, ku qëndronte i fshehur pas shpalljes në kërkim dhe dënimit në mungesë për përfshirje në trafik droge. Ai u shpall fajtoe pasi SPAK e akuzonte si bashkëpunëtor të grupit të Habilajve. Bode i hetuar në të njëjtën dosje me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe ish drejtorin e policisë Vlorë Jaeld Çela të dy të dënuar me nga 3.4 vite burg.