Do të dalin sot para gjykatës dy të arrestuarit e akuzuar si autorë të vrasjes së Pashko Ujkës, Kristin Kelmendi dhe Marjan Kola.

Ndërkohë babai i Marjanit thotë se djali i tij është i pafajshëm dhe është arrestuar pa prova.

“Djalin ma kanë kapur pa faj. Dua drejtësi e kam djalin të pafajshëm. Nëse ka prova ta arrestojë. Jam shumë i dëshpëruar. Djali im ka qenë në Kosovë. Më 28 dhe 29 Nëntor ka qenë në Kosovë. Ata kanë qenë shokë me njëri tjetrin.”

Ish deputeti dhe ish kryetar komune në Velipojë u vra mbrëmjen e 29 nentorit 2021 në Shkodër.

Ata u arrestuan më 4 dhjetor 2021.

vijon