Policia greke njoftoi ditën e sotme kapjen e një shqiptari në doganën e Kakavijës, i cili rezulton me urdhër arresti nga Prokuroria e Pireut për veprën penale “bashkëpunim në vrasje me dashje”, duke mos dhënë më tepër detaje.

Ndërkohë, “Ballkan Ëeb”ka mësuar se shqiptari i arrestuar është 35 vjeç dhe rezultonte në kërkim për vrasjen e shqiptarit Rigert Dervishi, 32 vjeç, ndodhur më 13 nëntor 2016 në lagjen “Keratsini” të Pireut

Në lidhje me këtë ngjarje policia greke asoj kohe arriti të idenfitikonte dy autorët shqiptarë, njëri prej të cilëve, aktualisht 36 vjeç, në momentin e identifikimit në vitin 2018, rezultoi të ndodhej në burg për çështje droge.

Ata ishin nisur të kryenin një vrasje me pagesë të porositur nga një shqiptar. Mirëpo objektivi nuk ishte drejtuesi i mjetit por një tjetër person, shoku i tij i ulur në vendin e pasagjerit. Njëri nga autorët e varsjes 32-vjeçari ndodhet në burg në Greqi. Ndërda për 31 vjeçarin i cili konsiderohet si ekzekutori policia e ka spallur në kërkim.

Shënjestra e atentatit ishte shoku i tij, një 36 vjeçar shqiptar, të cilit i kanë vënë bombë me telekomandë grupi rival që drejtohej nga një shqiptar me emrin “Genti”. Gjatë atentatit mbeti i vrarë 32 vjeçari Rigert Dervishi. Ndërsa shënjestra, 36 vjeçari ndodhej në vendin e parë të pasagjerit në makinë ndodheshin po ashtu edhe gruaja dhe vajza e tij 5 vjeç, që mbetën të plagosura.