Ish-futbollisti Dani Alves ka dalë para gjykatës së Barcelonës disa ditë më parë ku u dënua me 4 vite e gjysmë burg, si pasojë e akuzës së përdhunimit të një vajze 23-vjeçare në një klub nate në Barcelonë.

Pas këtij vendimi, Alves ka humbur statusin e legjendës nga klubi i Barelonës.

Sipas ‘Diario AS’, Barcelona ka reaguar ndaj dënimit të Alves duke e hequr atë nga lista zyrtare e legjendave të klubit. Gjithsej 102 lojtarë janë përfshirë në listë, duke përfshirë themeluesin e klubit Joan Gamper dhe Lionel Messi, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique ishin lojtarët më të fundit që u shtuan, me emrin e Alves që nuk shfaqet më në atë sektor në faqen zyrtare të klubit.