Home AKTUALITET U ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij, kush është boksieri...

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij, kush është boksieri 39 vjeçar, kishte lidhje kriminale me banda shqiptare

12

Boksieri Tassos Berdesis ishte viktimë e vrasjes mafioze që ndodhi të hënën në mëngjes në Vari , konkretisht në rrugën Andrea Papandreou 22. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, boksieri tashmë i ndjerë, u eliminua për larje hesapesh mes bandave.

Sipas asaj që është bërë e ditur, disa persona që lëviznin me makinë e kanë ndjekur dhe kanë hapur zjarr me një kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend 39-vjeçarin.

Tassos Berdesis ishte bërë i njohur gjerësisht përmes pjesëmarrjes së tij në reality show Survival of Open, nga i cili, në fakt, ai kishte dalë si fitues , ndërsa në të kaluarën ai kishte një lidhje me Star Hellas 2008, Dionysia Koukiou .

Informacionet e para tregojnë që ish-boksieri 39-vjeçar të jetë i lidhur me botën e krimit, ndërsa në vitin 2008 ai u dënua në Patras. Ai për një kohë jetoi në arrati por më pas u prangos dhe vuajti dënimin. Ndërkohë për vrasjen e tij ka nisur një hetim nga autoritet vendase.

Kujtojmë se vetëm pak orë para këtij ekzekutimi, krimi eliminoi një tjetër 34-vjeçar. Bëhet fjalë për Aris Papas i cili ishte me të shkuar kriminale dhe i përfshirë në bandat e mafies shqiptare.