Një 38-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi ka goditur punonjësit e policisë, të cilët ndaluan mjetin e tij për kontroll.

38-vjeçari i alkoolizuar, i cili u ndalua nga patrulla e policisë në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”,  gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur punonjësit e Policisë.

Njoftimi i policisë

U kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe goditi punonjësit e Policisë gjatë intervistimit, vihet në pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, Tepelenë, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 38-vjeçari gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.