Ish-Presidenti Ilir Meta në një dalje për mediat ditën e sotme ka hedhur akuza ndaj Bordit të Transparencës duke thënë se në bursë çmimi i karburanteve po bie ndërsa në Shqipëri mbetet i lartë.
Ai e ka cilësuar bordin, si “Bordi i Rrjepjes”, ndërsa si shembull zgjidhje për të ulur çmimin e naftës ka sjellë Malin e Zi që sipas tij ka ulur me 50% akcizën.  Meta shton se Partia e Lirisë ka propozuar pezullimin e taksës së qarkullimit apo taksën e karbonit, por sipas tij Qeveria nuk i ka marrë parasyshë.

“Është e qartë që kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele me të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi në vendin tonë nuk reflektohet. 221 lekë në Shqipëri nafta. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, por vetëm këtu punohet për funksion të oligarkut Rama dhe ogiçeve të tij. 50% ulje të akcizës për naftën në Shqipëri, U bë kaq kohë që janë propozuar nga opozita, nga partia e Lirisë, siç është pezullimi i taksës së qarkullit, por asnjë respektim”, tha Meta.

“U bë kaq kohë që janë propozuar ndërmarrje të disa masave apo pezullimi taksës së qarkullimit apo taksën e karbonit. Çfarë ndodh me këtë taks? Grumbullohen 200 milion euro në vit dhe përdoren vetëm 20 milion euro për mirëmbajtje.”

“Jemi këtu për t’i thënë ndal kësaj rrjepje. Ku çmimet vijojnë të rriten bordi vijon të rrjep të gjithë qytetarët shqiptarë.” tha Meta.