Fatkeqësisht Erald Totilla, 40 vjeç, i cili u aksidentua ditën e sotme me një betionere ka ndërruar jetë në spital.

Uniformat blu bëjnë me dije se 40-vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme në afërsi të TEG-ut ku Erald Totilla, teksa ishte duke udhëtuar me motorr u përplas me një  mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:

Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.