Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në fshatin Delisuf dhe në fshatin Çeprat në Vlorë.

Burime për media bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një tokë me grurë, ku ka djegur të mbjellat dhe pemë .

Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të bërë mundur shuarjen e flakëve.