Në përgjigje të interesimit të mediave në lidhje me një lajm të transmetuar dhe shpërndarë ditën e sotme në mediat online, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, sqaron se aktualisht në këtë prokurori nuk janë duke u zhvilluar hetime së bashku me AMP për veprimtarinë e punonjësve të policisë së shtetit gjatë ushtrimit të detyrave në kuadër të procedimit penal nr.1433, viti 2022 që ka të bëjë me arrestimin e shtetasve A.B dhe V.D.