Gëzim Dodoli është 59 vjeçari shqiptar, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së enjtes në Itali nga fqinji i tij. Autori i vrasjes është shtetasi italian Sandro Mugnai, 53 vjeç.

Dodoli u qëllua për vdekje me pushkë nga Sandro Mugnai, pasi shqiptari tentoi t’i shkatërronte shtëpinë me ekskavator.Ngjarja e rëndë ndodhi në San Poli, në Arezzo, një zonë e qetë ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin.

Sipas medieve italiane, fillimisht shqiptari kishte dëmtuar katër makinat e parkuara para shtëpisë së fqinjit, të gjitha në pronësi të familjarëve të autorit.Shtetasi italian nxori menjëherë armën nga dritarja dhe qëlloi pesë herë.

Shqiptari, përpara se të qëllohej, goditi me mjetin e rëndë disa herë muret dhe çatinë e pallatit, duke shkaktuar shumë dëmtime të rënda konstruktive të objektit, ndërsa autori dhe familja e tij ndodheshin brenda.