Udhëheqësit e G20, të cilët thanë sot se “shprehin keqardhjen e tyre” për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në deklaratat e tyre ata theksojnë se shumica e anëtarëve dënojnë fuqishëm luftën në Ukrainë dhe bëjnë thirrje për “tërheqje të plotë dhe të pakushtëzuar” të Rusisë nga territori i Ukrainës.

G20 arriti në përfundimin se “përdorimi ose kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është i papranueshëm. Zgjidhja paqësore e konflikteve, përpjekjet për menaxhimin e krizave dhe diplomacia dhe dialogu janë jetike. Në kohën e sotme nuk duhet të ketë luftë” .

Lufta e Ukrainës, theksohej në deklaratë, “po shkakton vuajtje të mëdha njerëzore dhe përkeqëson dobësitë ekzistuese në ekonominë globale – duke kufizuar rritjen, duke rritur inflacionin, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit, duke rritur pasigurinë e energjisë dhe ushqimit dhe duke rritur rreziqet për stabilitetin financiar . ”

Në deklaratë theksohet gjithashtu se bankat qendrore të vendeve anëtare do të vazhdojnë të shkallëzojnë në mënyrë të përshtatshme ritmin e shtrëngimit të politikës monetare.