Çdo fundjavë ajo pret me qindra vizitorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar  një video promovuese  me pamje nga ″Ujëvara e Sotirës″ e ndodhur në bashkinë e Gramshit në Qakun e Elbasanit.Kreu i qeverisë se cilësoi këtë bukuri natyrore si një mrekulli të gjendur mes pyjeve me lisa.

Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth dy orë në këmbë nga fshati ″Sotirë″, nga ku ka marrë emrin ujëvara.

Ujërat burojnë nga mali i ″Tomorrit″ dhe zbret nga një lartësi prej 100m. Në verilindje të “Tomorrit”,ndodhet një burim i fuqishëm që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur.

Peisazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg.Kjo ujëvarë tashmë është kthyer në një vend pelegrinazhi për turistët vendas dhe të huaj. Çdo fundjavë ajo pret me qindra vizitorë.

Ujëvara e Sotirës vizitohet nga qindra turistë dhe fluksi vazhdon të rritet me rritjen e temperaturave në sezonin e verës, pasi natyra e bukur e”Tomorrit” ofron jo vetëm freski, por edhe bukuri të rralla natyrore, ecje në këmbë në shtigje malore, bimësi të harlisur dhe vendpushime të mrekullueshme për kampingje malore.