Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në ulëtsirën perëndimore, por vranësira më të shpeshta do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave në verilindje dhe skajin juglindor duke rrezikuar dhe momente me reshje të pakta dëbore. Edhe orët e natës vijojnë në ndikimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por por edhe në mesditë duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 12 °C.