Shqipëria vijon të mbetet vend me prevalencë të ulët s ai takon përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Sipas specialistëve të mjeksisë nga këto sëmundje është e prekur vetëm 0.46% e popullsisë. Sa i takon Elbasanit shifrat vijonë të jenë të ulta të të prekurve më SST dhe HIV AIDS pasi vitin që lam pas u konfirmua vetëm një rast pozitiv.Grupmosha më e prekur nga këto kategori sëmundjesh është ajo mes 25 – 46 vjeç.

Nga ana tjetër duket sa kë një rritje të ndërgjegjësimit të të rinjëve të cilët janë më të informuar në lidhje me këto sëmundje.

Në qëndrën e kujdesit shëndetësor parësor në Elbasan ofrohet falas testimi për HIV Aids për të gjithë ata persona të cilët duan të kryejnë testin. Ndërkohë që në total numri it ë infektuarve më Hiv Aids në qarkun e Elbasanit shkon në rreth 100.