Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike dega Elbasan ka bërë një denoncim për urën e polis valë. Një urë e ndërtuar në vitin 2005 e cila arrnohet me dërrasa nga vet banorët kjo urë është bërë e rrezikshme për banorët pasi tani më është e rrënuar dhe nuk kalohet nga automjetet. Banorët detyrohen të kalojn mes lumit shkumbin me automjetet e tyre për të shkuar në qëndër. Janë rreth 850 familje të bllokuara në 4 fshatra si: Tanush Polis Val, Polis Qendër, dhe fshati Nun. Kryetari i PD Blendi Himçi hodhi akuza për bashkinë e cila propagandon çdo ditë punët e bashkisë por lë më njëanë problemet e vërteta të banorëve të bashkisë Elbasan.

Banorët e zonës kërkojn ndihmë nga institucionet pasi në rraste fatkeqësie familjare nuk mund të japin ndihmën e parë pasi bllokohen të gjithë në banesë sepse lumi shkumbin fryhet dhe ura e prishur bëhet e pa kalueshme.

850 familje dhe 4 fshatra bllokohen nga kjo urë e cila u ndërtua 2005 për të lidhur qytetarët e zonës por kjo urë po bëhet shkak i izolimit të banorëve dhe arsye kryesore e emigrimit të shumë banorëve.