I penduari i SPAK-ut, Luftar Reçi, në letrën sekrete të datës në 23 maj të vitit 2018, të cilën ia dërgon 34-vjeçarit Erjon Llapushi, sot një nga njerëzit më të kërkuar nga policia, flet edhe për nëntokën e krimit në Shqipëri, për vrasje, ushtarë, lidhje politike, aleanca dhe plane.

Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Maksim Lalës dhe djegien e kufomës së tij, i shkruan shokut të tij të burgut Erjon Llapushi, për një person, i cili i ka dërguar një letër Reçit në burg, në të cilën flitet për krimet grupeve në Elbasan.

Reçi, i cili i shpëtoi helmimit nga njerëzit e Shullazit, i rrëfen Llapushit përmbajtjen e letrës së pretenduar që i kanë dërguar, duke përmendur edhe një vrasje ku ka marrë pjesë, sipas tij, edhe vetë Llapushi.

Në letër, Luftar Reçi përmend disa emra, të cilët sipas tij janë ushtarë të grupit të Çapjave në Elbasan. Me tyre, figuron edhe vetë Erjon Llapushi, të cilit i dërgohet letra, sot në kërkim për vrasjen e për arsye banale të kryekamerierit  një restorant në Elbasan, Gazment Kurmaku, në tetor 2021.

Luftar Reçi thotë se sipas letrës që i kanë dërguar, ushtarët e Çapjave janë Gentjan dhe Saimir Baku, Erjon Kume, Erjon Llapushi, Bledar Muça, Astrit Sinani, Arben Jaçe, Marjus Tafa dhe Armand Llaka. Sipas tij, këta kanë vrarë kunatin e Fadil Memës, kanë vrarë Dritan Shemën, Ilir Rexhepin, Roland Rexhepin, si dhe babë e birë Gentjan dhe Nezir Beqirin.

Ai thotë se vrasjet janë bërë pas vrasjes së Kolit, duke iu referuar vrasjes së Sokol Çapjas. Sipas tij, ushtarët, pasi bënin vrasjet, paguheshin nga Bledar Shehu, kunati i Çapjave.

Luftar Reçi shkruan se Çapjat kane lidhje me PD-në, se tek hoteli i tyre Univers ka fjetur Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të PD-së.

Pjesë nga letra prej 10 faqesh e Luftar Reçit 
“Që të dalim në temë. Para 1 muaji më erdhi një letër nga një person. Në letër më shkruante, meqë unë njoh dhe kam miq në rangje të larta të Policisë së Tiranës, me bënte këtë ofertë siç do ta shpjegoj. 

Edhe pse disa kanë vdekur nga emrat që do të shkruaj më poshtë, në letër më shkruan se, Agron, Ardian, Fejzulla, Enver, Grion, Ardit, Lorenc Çapja, plus kunatin Behar Shehu. Ushtarët Gentjan dhe Saimir Baku, Erjon Kume, Erjon Llapushi, Bledar Muça, Astrit Sinani, Arben Jaçe, Marjus Tafa dhe Armand Llaka. 

Më ka shkruar për shumë krime gjasme të bërë nga këta emra. Si psh: 2006, plagosjen e Fadil Memës. Në 2006, vrarë kunati i Fadil Memës. Po në 2006, në Don Bosko, vrarë çuni i dajës së Fadil Memës, Dritan Shema. Në 2009, vitet vëllai i kunatit të Dritan Shemës, Roland Rexhepi, i quajtur Doda. Në vitin 2011, vritet vëllai i Roland Rexhepit, Ilir Rexhepi. Në vitin 2012, vritet shoku i Dritan Shemës, Gentjan Beqiri dhe Nezir Beqiri. 6 vraje pasi u vra Koli. Më shkrua se organizatorët janë vëllezërit Çapja si këto që janë gjallë dhe të vdekurit. 

Më shkruan se ekzekutorët e Ardian Ibrahimit, Dirtan Shemës dhe Roland Rexhepit janë Behar Shehu, Gentjan Baku, Marjus Tafa dhe Armand Llaka. Më shkruan se pasi ushtarët bënin vrasjet, pagesat i bënte kunati i Çapjave, Behar Shehu. Disa nga vrasësit me pagesë i ka gjetur Gentjan Baku. Që Marjus Tafa dhe Armand Llaka janë komshinjtë e Saimir dhe Gentjan Bakut. 

Më shkruan se në 2006, Erjon Llapushi nga Pogradeci ka qenë person në kërkim dhe është fshehur tek Saimir dhe Gentjan Baku pasi i ka çuna tezesh. Dhe që ti ke marrë pjesë në vrasjen e Ardian Ibrahimit dhe Dirtan Shemës. 

Më shkruan se në vitin 2011 është kapur me dy pistoleta me seleciator Astrit Sinani nga Fieri, banues në Tiranë. Dhe ka bërë dy javë burg se ishte miku i Çapjave. Dhe pasi u lirua ai, është vrarë Ilir Rexhepi, Gentjan Beqiri dhe Nezit Beqiri. Më shkruan se janë njerëz të PD-së, që kanë fjetur tek Hotel Univers Arben Imami dhe të tjerë. Dhe shumë gjera që do të më lodhin po t’i shkruaj…”.  (Shqiptarja.com)