Rusia vijon sulmet në Ukrainë, teksa nga ana tjetër zhvillohen dhe negociata mes dy vendeve për të gjetur gjuhën e përbashkët për të ndaluar agresionin.

Por pavarësisht sulmeve intensive, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane bën me dije se ushtria ukrainase ka rimarrë qytetin e Trostyanets në lindje të vendit.

“Ukrainasit vijojnë përpjekjet për të rimarrë territorin nga forcat ruse“, u tha zyrtari gazetarëve, duke folur në kushte anonimiteti.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës është shprehur me ëherët se është i gatshëm që të diksutojë me Rusinë për statusin neutral të vendit të tij.