Home AKTUALITET Ushtronte dhunë fizike ndaj të atit, pranga 43-vjeçarit në Vlorë

Ushtronte dhunë fizike ndaj të atit, pranga 43-vjeçarit në Vlorë

19

Një 43 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Vlorës.

Shtetasi T.V., është arrestuar në flagrancë pasi ushtronte dhunë fizike ndaj të atit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin T. V., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.