Fermerët kërkojnë më shumë siguri
Kultura e ullinjve në Shqipëri është një traditë shekullore, vlera dhe rëndësia e këtij prodhimi vitet e fundit po mbështetet edhe nga qeveria. Investimet në industrinë përpunuese të vajit të ullirit, kanë përmirësuar cilësinë e standardet e këtij produkti i cili tashmë është mjaft i kërkuar për eksport.
Prodhimi vendas i ullinjve, mbulon nevojat e konsumit në tregut vendas dhe një pjesë e konsiderueshme e këtij prodhimi kalon në përpunim për vaj ulliri. Të njohur për prodhimin e vajit të ullirit njihen dhe fshatrat si Sulova, Lumas ,Gostime të cilët janë kanë parësore prodhimin e ullinjve dhe përpunimim e tyre . Megjithatë në vitin që lamë pas prodhimi i ullinjeve ka pësuar rënie .
Të shqetësuar rreth kësaj shprehen dhe ata të cilët jetojnë dhe merren me prodhimin e vajit të ullirit në një nga kantinat e përpunimit të vajit të ullirit në krahasim me vitet e shkuara prodhimi ka pësuar renie .
Edhe pse prodhimi këtë vit ka qenë i ulet sërish tradita e mbjelljes së ullinjve është një nder me kryesoret në këto fshatra .