Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e 16-vjeçares në Gramsh.
Burime për Egnatia news bëjnë me dije se 16-vjecarja nga fshati Trashovic është vetëhelmuar pasi është ndarë nga i dashuri. E reja është identifikuar me mbiemrin Murati ndërsa bëhet me dije se është vajza e kryeplakut të fshatit.
16-vjeçarja u dërgua me helikopter në spital pasi kishte shfaqur komplikacione, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.