50 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik V pritet të mbërrijnë në vendin tonë brenda 10 ditësh.

Lajmin e bëri me dije Kryeministri Rama në një postim në Facebook, ku ripërsëriti deklaratën se falë forcës së karakterit dhe këmbënguljes tonë do ta fitojmë këtë luftë.

Postimi i plote: 

Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve

Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet.

(E.H/Faxweb.al)