Me qindra persona kanë humbur jetën përtej Paqësorit Veriperëndimor dhe Kanadasë për shkak të valës së të nxehtit. Pjesa më e madhe e viktimave janë gjetur të vetëm në banesa pa ajër të kondicionuar apo freskuese. Disa ishin të moshuar deri në 97 vjeç.

Pasi meteorologët paralajmëruan për një valë të nxehti me temperatura rekord, autoritetet në Paqësorin Veriperëndimor dhe në Kanada vendosën qendra freskimi, shpërndanë ujë tek të pastrehët dhe morën masa të tjera.

Vetëm në Oregon numri i viktimave ka shkuar në 79, shumica prej tyre në Qarkun Multnomah. Në Kanada, kryeprokurorja e Kolumbisë Britanike, Lisa Lapointe, tha se zyra e saj mori raporte për të paktën 486 “vdekje të papritura” mes të premtes dhe të mërkurës pasdite.

Autoritetet shtetërore të Uashingtonit i kanë atribuuar nxehtësisë ekstreme më shumë se 20 vdekje, ndërsa shtuan se numri ka gjasa të rritet. s.b/abcnews.al/